Punë në vapë, Hasalla: Është e pamundur të pretendosh që të punosh në këto temperatura ekstreme dhe njerëzit të jenë produktiv
Sa produktivë janë punonjësit në këto ditë të nxehta që kanë përfshirë vendin?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta jepte ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla, e cila në një intervistë për “Ora News” u shpreh se temperatura kaq ekstreme në Shqipëri nuk janë regjistruar më parë dhe puna natyrisht bëhet më e vështirë.
“Të mos harrojmë se shumë punë realizohen në natyrë, si bujqësia, ndërtimi dhe të tjera, dhe shumë prej tyre përjetojnë atë që quhet një ulje të produktivitetit.
Sepse është gjithmonë e më e vështirë që punonjësit të punojnë në këto kushte dhe të mbajnë ritmin e produktivitetit njëkohësisht.
Dhe më shumë se çdo gjë, nëse nuk merren masat e duhura që njerëzit të mbrohen nga këto temperatura të larta, mund të ketë dhe pasoja të tjera.
Vendet e huaja marrin masa të forta pikërisht për këto temperatura ekstreme, ku nis me ndryshimin e orarit të punës për orët e pikut të të nxehtit dhe kjo i ndihmon punonjësit të mos jenë të ekspozuar në këto temperatura ekstreme.
Sepse është e pamundur të pretendosh që të punosh në këto temperatura ekstreme dhe njerëzit të jenë produktiv në të njëjtën kohë”, u shpreh ndër të tjera ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN GERTJANA HASALLA


