Protesta e fermerëve grekë, gazetari Guri: Ministria po tregon arrogancë. Nga situata preken edhe shqiptarët, ja pse

Bujqit grekë ashtu si në gjithë Evropën janë ngritur në protesta të fuqishme duke kundërshtuar rritjen e çmimit të karburantit dhe kostos së prodhimit.

Së paku 8.000 bujq, bletarë dhe mbarështues të blegtorisë iu bashkuan protestës në sheshin “Syntagma” në Athinë, por edhe në qytete të tjera ku ata kanë bllokuar dhe rrugët nacionale të vendit duke i bërë jehonë protestave të ngjashme nëpër Evropë.

Për të mësuar më shumë mbi kërkesat e fermerëve grekë dhe përgjigjet që jep qeveria helene i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte gazetari Edmond Guri.

“Kjo protestë ndryshe nga herët e kaluara ka marë një kohë shumë të gjatë. Kemi një rikthim të tyre pasi situata e tyre është e vështirë, çmimet janë të larta, kostot që kanë fermerët i detyrojnë ata të reagojnë dhe aq më tepër edhe nisur nga problemet shumë të mëdha me përmbytjet dhe shkaqet e tjera natyrore që u kanë dëmtuar atyre pronat, prodhimet, banesat, si dhe mjetet e tyre të punës.

Nga kjo situatë sigurisht q preken dhe shqiptarët, pasi janë pjesë e pandarë e kësaj shoqërie, madje janë kthyer në dinamikë edhe për ekonominë greke”, theksoi ndër të tjera gazetari Edmond Guri.

EMISIONET