Prokurimi Publik, Kashta "raporton" te Rama: Shqipëria në nivelin më të lartë të përafrimit të legjislacionit me BE-në

Prokurimi Publik, Kashta "raporton" te Rama: Shqipëria në

Në episodin 7 të sezonit 3 të Podkastit FLASIM, kryeministri Rama kishte të ftuar dy ekspertë të prokurimeve publike, për të biseduar për faktin se si ka ndryshuar pjesa e Prokurimit Publik, sidomos pas zyrtarizmit të negociatave me BE-në, ku Shqipëria u ul në tryezë me 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian për grup-kapitullin e parë “Themeloret”.

Reida Kashta, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, njëkohësisht edhe pjesë e skuadrës së negociatorëve për Prokurimin Publik dhe Jonaid Myzyri, drejtor i Komisionit të Prokurimit Publik, si pjesë e stacionit ku shkojnë të gjitha ankesat e operatorëve, ishin përballë kryeministrit për të folur për shumëçka rreth pjesës së prokurimeve.

Reida Kashta, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, foli sot për raportin që SIGMA bën çdo katër vjet për vendet e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor.

E ftuar në episodin 7 të sezonit 3 të Podkastit FLASIM të kryeministrit Edi Rama, Kashta u shpreh se raporti i SIGMA-s “është një raportim, si një analizë e sistemeve të Administratës Publike dhe Prokurimit Publik, që i referohet më pas Bashkimit Europian.

Kjo analizon pesë komponentë kryesorë, nga kuadri ligjor që është i pari dhe nënkupton gjithë trupën e legjislacionit që kemi në fushën e Prokurimit Publik, duke u bazuar në parimet bazë që ka Prokurimi Publik.

Ky studim bëhet duke pasur në referencë direktivën e BE-së. Ne konsiderohemi në nivelet më të larta, krahasuar me Malin e Zi, por duhet të kujtojmë që Mali i Zi ka 10 vjet që ka hapur kapitullin 5. Në 2014 dhe jemi në 2024, pra janë ende në të njëjtën stad ku jemi ne tani, që e kemi arritur pa e hapur akoma këtë proces”.

Drejtoresha e Prokurimit Publik theksoi se një tjetër aspekt që ka vëmendje të madhe nga ana e BE-së është kuadri administrativ dhe institucional lidhur me prokurimin publik.

“Edhe këtu ne jemi në të njëjtën linjë me BE-në, ndësa krahasuar me disa vende të rajonit jemi edhe më mirë. Kemi një agjenci prokurimi që bën politikat, monitorimin e sitemit dhe një komision të pavarur që bën shqyrtimin e ankesave. Matet sistemi i performancës në tërësi në procesin e prokurimit, të dhënat mbi konkurrueshmërinë, transparencën dhe eficiencën e procesit dhe këtu krahasur me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor jemi vlerësuar më lart. Vlerësimi i vitit 2021 e ka renditur Shqipërinë më lart se shumë vende të tjera të Bashkimit Europian në fushën e Prokurimit Publik”, theksoi ajo.

Drejtuesja e kësaj agjencie solli në vëmendje një nga periudhat më të vështira nga ana profesionale për të dhe skuadrën që ajo drejton, e që lidhet pikërisht me momentin e screening për Shqipërinë përpara dy viteve.

“Ajo që vlen të theksohet është se kur bëmë ushtrimin e screening në vitin 2022, presioni që skuadra ka ndjerë në Bruksel, më ka bërë të kuptoj që ka qenë një nga ditët më të vështira të miat. Ne pyeteshim nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës dhe ku drejtuesit në fund na thonin që Shqipëria mund të jetë model shumë i mirë në pjesën e prokurimeve edhe për shumë shtete të tjera të Bashkimit Europian”.

Prokurimi Publik, Kashta "raporton" te Rama: Shqipëria në

Nga ana e tij Rama tha: “Për të gjitha që flasin për korrupsionin, për faktin që Shqipëria nuk bëhet, ne jemi në krye të rajonit për sa i përket standardeve të Prokurimeve Publike. Po ashtu, Shqipëria në pjesën e Prokurimit Publik në procesin e negociatave nuk ka piketa të ndërmjetme. Pra, ajo që kemi bërë për prokurimet e përafron Shqipërinë në mënyrë të besueshme me Bashkimin Europian. Por, për të qenë pjesë me të drejta të plota e Bashkimit Europian edhe në këtë proces të mëtejshëm kërkohet konsolidim i këtij niveli që konsiderohet i kënaqshëm në këtë fazë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se i ka ftuar të dy ekspertët për një analizë të detajuar dhe shteruese për standardin e prokurimeve në vendin tonë, përtej “zhurmës” mediatike.

“Ju kam ftuar për interesin e publikut, për të kuptuar çfarë ka ndryshuar përtej zhurmës apo pjesës ku ka procese hetimore apo dyshime, akuza për shpërdorim të fondeve publike etj.”.

Rama iu referua një materiali përmbledhës në pjesën e asaj që ka ndryshuar në aspektin e Prokurimit Publik, një material i servirur nga të dy ekspertët Kashta dhe Myzyri, për të gjithë procesin e ndryshimit dhe standardizimit të prokurimeve në Shqipëri.

“Në kapitullin e Prokurimit Publik, Shqipëria cilësohet në nivel të lartë përafrimi me BE-në dhe është ndër të pakta fusha, me një nivel kaq tër lartë performance në fushën e Prokurimit Publik. Kjo do të thotë që në këtë fushë, raporti i Sigmës, për Ballkanin Perëndimor e klasifikon Shqipërinë në vendin e parë me një diferencë prej 10 pikësh nga vendi i dytë që është Mali i Zi, e pastaj me radhë Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova dhe në fund Bosnjë-Hercegovina me 55 pikë”, theksoi Rama.

EMISIONET