“Po numërojmë viktimat”/ Prençe: 2024-a solli humbje të madhe në punësim dhe eksport, biznese të mbyllura dhe...

I ftuar në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora Neës”, kryetari i “ProExport Albania”, Edvin Prençe theksoi: “Viti 2024 ka qenë një vit mjaft i vështirë dhe drastik. Shumë nga të dhënat e publikuara nga INSTAT nuk janë aq të sakta sa mendohet, pasi realiteti është shumë më i rëndë. Ka pasur një rënie drastike në punësim, me ulje prej 20%, që do të thotë humbje të mbi 12.000 vendeve të punës gjatë periudhës dhjetor 2023 – dhjetor 2024”.

Ai shtoi se: "Nga ana tjetër, ka pasur një humbje të madhe në eksportet e sektorit tonë, me një ulje prej 16% brenda vitit. Në vlerë monetare, kjo humbje tejkalon 180 milionë euro. Ky është një sektor me 700 biznese aktive, 65,000 të punësuar dhe një xhiro totale prej 1 miliard euro në vit”.

Prençe komentoi gjithashtu të dhënat që dolën nga INSTAT në dhjetor, duke thënë: “Të dhënat e INSTAT që tregojnë një rënie prej 20% në sektorin e punësimit, sidomos në sektorin e përpunimit të këpucëve, janë në përputhje me ato që kishim parashikuar. Megjithatë, këto paralajmërime nuk janë marrë parasysh nga institucionet përkatëse. Tashmë, po numërojmë viktimat – ato janë bizneset që janë mbyllur”.

Ai, gjithashtu, theksoi ndikimin social: "Impakti ekonomik është shumë i dukshëm, por nuk mund të harrojmë as impaktin social. Ky është i shpërndarë në të gjithë territorin, veçanërisht, në zonat rurale ku nuk ka zhvillim të mjaftueshëm. Kjo krizë ka prekur shumë biznese dhe realiteti është shumë më i rëndë se sa paraqitet nga shifrat e thjeshta”.

NDIQNI EMISIONIN “ALERT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET