Plani ekonomik 2026-2028/ Qeveria: Pensione të qëndrueshme, taksë e re për pronën, ulje graduale e borxhit
Qeveria prezanton planin ekonomik për vitet 2026–2028, me fokus pensionet, taksën e pronës dhe financat publike.
Programi synon stabilitet ekonomik dhe përmbushje të standardeve të integrimit evropian.
Qeveria ka prezantuar Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2026–2028, një dokument kyç që përcakton drejtimin e politikave ekonomike të vendit në vitet e ardhshme.
Në fokus janë qëndrueshmëria e pensioneve, zgjerimi i të ardhurave përmes taksës së pronës dhe disiplinimi i financave publike, kjo edhe ne kuader të procesit të integrimit te vendit ne bashkimiin evropian
Ne strategji thuhet se sipas analizave afatgjata të kryera me asistencën e Bankës Botërore, sistemi i pensioneve në Shqipëri mbetet fiskalisht i qëndrueshëm, pavarësisht plakjes së popullsisë.
Qeveria konfirmon se nuk parashikohen shkurtime pensionesh, ndërsa indeksimi vjetor do të vijojë në nivelin 2.5%, sipas vendimit në fuqi të Këshillit të Ministrave.
Qëndrueshmëria e sistemit mbështetet tek rritja e punësimit dhe formalizimi i tregut të punës dhe përmirësimit te mbledhjes së kontributeve
Një nga ndryshimet më të rëndësishme që pritet të ndikojë drejtpërdrejt te të ardhurat e shtetit është miratimi i ligjit për taksën e pronës, i cili ndodhet aktualisht në proces konsultimi.
Qeveria synon të krijojë një sistem më të drejtë tatimor, ku pasuria të tatohet në mënyrë më të balancuar, duke reduktuar përjashtimet dhe abuzimet
Sipas Ministrisë së Financave, taksa e pronës është pjesë e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe pritet të kontribuojë në rritjen e të ardhurave vendore, uljen e informalitetit dhe shpërndarje më të drejtë të barrës fiskale
Në tërësi, Programi i Reformave Ekonomike 2026-2028 përfshin ndërhyrje edhe ne 5 shtylla kryesore, klima e biznesit, zhvillimi i kapitalit njerëzor, transformimi dixhital, tranzicioni energjetik dhe sundimi i ligjit

