"Pesticidet", Buxhuku: Skandali u mbyll me një deklaratë! Ka një bashkëpunim të organizuar, keqdashës e kriminal!

"Pesticidet", Buxhuku: Skandali u mbyll me një deklaratë! Ka

Teksa deri më tani asnjë institucion përgjegjës apo autoritetet nuk ka marrë përgjegjësinë për kamionët me agrume dhe fruta me pesticide, që u sekuestruan nga vendet e BE, për Konfindustrinë, është shqetësuese, që ekzekutivi e mbylli këtë skandal vetëm me një deklaratë.

Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e mbrëmjes, përmes një lidhje me skype, Gjergj Buxhuku, nga Konfindustrua, thotë se problem lind, kur autoritetet shqiptare nuk iu dhanë asnjë sqarim qytetarëve se kush janë kompanitë që tregtojnë fruta dhe agrume me pesticide, të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Buxhuku vëren me shqetësim faktin, se isntitucionet përgjegjëse nuk arrijnë t’i gjurmojnë dhe t’i identifikojnë raste të tilla.

Sipas tij, më shumë se sa tregtimi i frutave dhe agrumeve me pesticide, e dyshimtë është mënyra se kush i lejon të importohen këto pesticide nga jashtë vendit dhe më pas u shiten fermerëve shqiptarë.

Buxhuku thotë se i takon organeve hetimore të zbardhin këtë skandal, pasi rasti tregon se kemi të bëjmë me një bashkëpunim të organizuar, keqdashës dhe kriminal.

Buxhuku: "Vlen për t’u theksuar se për njjë ngjarje kaq të rëndë, jo vetëm për shëndetin e biznesin, gjithçka u mbyll, një deklaratë e thatë nga ekzekutivi dhe u mbyll. Problemi është se nuk u dha asnjë sqarim për qytetarët dhe kush janë kompanitë që tregtojnë këto fruta me pesticide dhe si shpjegohet që ngjarje të tilla shqetësuese nuk kapen nga institucionet shtetërore por ato ndërkombëtare. Pra është kontroll në nivel zero, për të thënë është një bashkëpunim i organizuar. keqdashës dhe kriminal.

Përderisa janë konstatuar me nivele të larta dhe të dëmshme për njeriun, është AKU që duhet të kontrollojë. Nga njëra anë janë kompanitë prodhuese dhe i marrin në treg këto pesticide që janë prodhime importi dhe u shiten fermerëve. Si ka mundësi që lejohen bizneset të marrin këto pesticide që janë të ndaluara nga ndërkombëtarët, si futen te ne?! Përse mungojnë kontrollet në hyrje, si pasqyrohet përdorimi nga fermerët. Është një zinxhir i madh i një biznesi të dyshimtë.

Fermerët janë më ‘të paditurit’ se komopanitë e mëdha. Problemi është se si janë lejuar këto pesticide të hyjnë e tregtohen në Shqipëri.

Institucionet duhet të kishin sinjalizuar përdorimin e këtyre pesticideve në këto produkte dhe t’i kishin ndaluar këto pesticide nga kompanitë. Të nisë një hetim në shkallë të gjërë për tregtimin e këtyre lëndëve të ndaluara si nga ndërkombëtarët dhe në Shqipëri, si kanë hyrë?"

EMISIONET