PENSIONISTËT NË “EPIQENDËR”/ Gazetari: Pensionet e punonjësve të ish-kooperativave bujqësore, gangrenë e vërtetë

Indeksimi dhe rishikimi i pagës së pensioneve nga qeveria shqiptare për vetë të moshuarit është krejtësisht i papërfillshëm.
Për emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, ata shprehen se me një rritje të tillë nuk ka se si të jenë të kënaqur.
Ndërkaq, gazetari dhe moderatori i emisionit të mëngjesit në “Ora News” Klodi Karaj u shpreh se koha është në disfavor të pensionistëve.
“Pra, sa më shpejt të ndërhyhet në skemën e pensioneve aq më mirë bëhet për këtë kategori.
Në të kundërt, do vijmë e do i shikojmë teksa përplasen në dyert e gjykatave, pasi pensionistët humbasin me dhjetëra vite nëpër gjykata.

Ish-Kooperativat Bujqësore janë një gangrenë e vërtetë, ku vetëm një pjesë e viteve u njihen dhe pjesën tjetër nuk e marrin dot.
Pra, nëse ka ndonjë institucion që e zgjidh duhet që kësaj kategorie do duhet t’i jepet prioritet”, theksoi ndër të tjera gazetari Klodi Karaj.
NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN “EPIQENDËR” TË KËSAJ TË MARTE



