Pasuritë e Paluajtshme, Sigurimi i Detyruar/ Nunaj: Çmimet e referencës s'do rriten, njësitë e shërbimit mund të ndryshojnë

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në Ora News u shpreh se çmimet e referencës nuk do rriten dhe se njësitë e shërbimit mund të ndryshojnë.

Nunaj: Së pari në këtë rast qytetarët do kenë avantazhe vetëm në raste se ato do duhet ta shesin shtëpinë.

Nëse një qytetar ka një banesë të cilën e zotëron në pronësi prej vitesh, dhe ai ka në plan shitjen, do thotë që aktualisht me ligjin aktual ai paguan 15% tatim dhe tatimi është mbi bazën e çmimit sot të tregut dhe çmimit që ai e ka pasur si një çmim ose reference nëse ai ka bërë një vlerësim së fundmi ose çmimin e fundit kur ai në këtë rast e ka blerë ose e ka trashëguar.

Dhe diferenca e kësaj të ardhure përbanë atë që njihet si baza mbi të cilin do vendoset tatimi.

Nëse qytetari nesër do dojë të shesi shtëpinë dhe ai do bëjë një rivlerësim të pronës së tij, do të thotë që kjo diferencë në këtë rast do të jetë më e vogël dhe tatimi që ai do paguajë do jetë edhe më i vogël.

EMISIONET