Papa: Mënyra si mbahen dhe trajtohen kafshët, do përcaktojë edhe cilësinë e produkteve që marrim

Përgjegjësja e Departamantetit të Shkencave Zonotike në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Lumturie Papa e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se mënyra si mbahen kafshët dhe si trajtohen kafshët do përcatojë edhe cilësinë e produkteve që marrim.

Papa: Problemet e sigurisë ushqimore ne i ndjejmë përditë që janë bërë goxha jetike.

Siguria e shëndeti i produkteve fillon që nga ferma.

Mënyra si mbahen kafshët dhe si trajtohen kafshët, ajo do përcaktojë edhe cilësinë e produkteve që do marrim nga kafshët.

Shëndeti fillon nga goja.

Sa më mirë e ushqejme kafshën, aq më e shëndetshme do jetë kafsha.

 

EMISIONET