Paktet “nuk prodhojnë” ekonomi! Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, 48 miliardë lekë
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës mbeten të ulëta në krahasim me synimet e shpallur mes dy vendeve që në vitet e fundit kanë nënshkruar mbi 180 marrëveshje në fusha kryesore, nga të cilat rreth 60 prej tyre kanë zbatim sipas raporteve.
Mbi 48 miliardë lekë mallra qarkulluan mes dy vendeve në 11 muajt e vitit 2024, tregues në rënie nga 52 miliardë që ishin në vitin paraardhës.
Të dhënat zyrtare të INSTAT-it, tregojnë se Kosova ka sjellë në Shqipëri më shumë mallra, në krahasim me produktet “Made in Albania” që shkuan në tregun kosovar.
Në shifra, rënie eksportet shqiptare drejt Kosovës, shënuan rënie me rreth 350 milionë lekë gjatë 11-mujorit të këtij viti, ndërsa importet shënuan rritje.
Konkretisht, nga periudha janar-nëntor, Shqipëria eksportoi drejt Kosovës 34 miliardë lekë mallra, 6 miliardë lekë më pak mallra krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Kryesisht u eksportuan zarzavate dhe agrumet me zarzavate në vlerën e 1 miliard lekëve, ndjekur më pas nga pijet alkoolike dhe materiale të gizë-çelikut, në vlerën e 8 miliardë lekëve.
Kosova solli në Shqipëri po në këtë periudhë 14 miliardë lekë mallra, nga 11 miliardë që solli në vitin 2023.
Pijet alkoolike dhe uthulla janë produktet që kanë hyrë në territorin shqiptar me një vlerë prej 2,44 miliardë lekësh, ndjekur më pas nga lëndët djegëse minerale dhe vajra me 3 miliardë dhe çeliku.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë për periudhën janar-qershor të këtij viti, investitorët kosovarë kanë realizuar 42 milionë lekë investime në Shqipëri, shifër kjo më e larta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Serbia.



