Paketa fiskale 2022, Konfindustria kërkon konsultime të mëtejshme: Penalizon prodhimin vendas

Konfindustria i kërkon Kuvendit të vijojë konsultimin e draftit të paketës fiskale me grupet e interesit gjatë shqyrtimit në seancën plenare.
Me anë të një njoftimi për mediet, Konfindustria ka bërë me dije se diskutimet për këtë paketën fiskale kanë qenë më të shkurtërat në nivel historik.
Sipas këtij instuticioni, paketës fiskale i mungojnë vlerësimet e pasojave ekonomike të zbatimit të saj në nivel kombëtar dhe kategorive të prekura të biznesit.
Konfindustria vlerëson se draft paketa do të krijojë vështirësi shtesë për prodhimin vendas dhe se sektorët më të prekur do të jenë: bujqësia, agroturizmi dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.
Ndër të tjera, në reagim thuhet se Shqipëria nuk ka portofol të veçantë qeveritar për ekonominë, por e ka të përfshirë atë brenda Ministrisë së Financave.

