Pa investime në energji për 3 vite, Balluku nga Pogradeci: Pandemia dhe lufta në Ukrainë na dëmtoi ekonomikisht
Qeverisë i është dashur të ndalojë disa investime në infrastrukturë dhe energji për 3 vite si shkak i pandemisë apo luftës në Ukrainë.
Në një inspektim në nënstacionin elektrik të Pogradecit, zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se viti 2024 ka ardhur me një frymë të re dhe projekte premtuese për vendin.
Pandemia, agresioni në Ukrainë si dhe faktorë të tjerë të jashtëm që kanë ndikuar në ekonomi, kanë detyruar qeverinë që të frenojë investimet në infrastrukturë dhe energji.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve të nënstacionit elektrik në Pogradec theksoi se 3 vitet e fundit kanë qenë tepër të vështira.
‘’Pas vitit 2020 me nisjen e pandemisë ne na janë dashur që ti ndalojmë investimet që më pas u pasua nga postpandemia, dhe më pas me krizën energjitike si pasopjë e agresionit rus në Ukrainë'', tha Balluku.
Sipas Ballukut, 2024 ka ardhur me një plan të mirë investimesh.
‘’Ky është viti i parë që kemi një plan të mirë investimesh’’, tha Balluku.
Prioritet sa i përket projekteve të reja në energji, mbajnë qytetet që kanë numrin më të lartë të turistëve.
Sa i përket nënstacionit elektrik në Pogradec punimet sipas numrit dy të qeverisë do të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

