Nunaj: Ulja e çmimit të energjisë, lajm i mirë, por që nuk sjell ndikim tek buxheti i familjeve
Ulja e shumë-trumbetuar nga qeveria ditët e fundit për uljen e çmimit të energjisë elektrike për familjet shqiptare nuk është se do të ketë ndonjë ndikim tek vetë familjet konsumatore.
Është ky vlerësimi i ekspertes së ekonomisë Teuta Nunaj, e cila në një intervistë për “Ora Neës”, theksoi se vendimi është lajm i mirë por që në thelb nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh tek familjet shqiptare.
“Do gjykoja se si vendim nuk ëhstë se sjell ndonjë gjë. Pra nuk është se do të sjellë ndonjë ndikim shumë të madh apo që ndryshon jetën e një qytetari dhe kjo do ta bënte më pas një ngjarje historike.
Por do të thoja se është lajm i mirë që ka një ulje, pasi kjo ulje e çmimit të energjisë elektrike nuk është se ka ndonjë ndikim të madh në buxhetin e një familjari.
Pasi nëse do flasim për 1 lekë zbritje për 700 kw/orë, atëherë zbritja është 700 lekë të reja në muaj do kursehen nga një familje që konsumon 700 kw në një muaj”, tha ekspertja Nunaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN E EKONOMISË TEUTA NUNAJ