Ushqimet u dyfishuan gjatë 2023, bulmeti dhe nënproduktet e tij u rritën me 28%

Muaji shkurt ka reflektuar në treg rritje të çmimit të qumështit, djathit dhe vezëve. Sipas të dhënave të INSTAT, 28% ka qenë rritja e çmimit për qumështin dhe nënprodukteve të tij, ndërsa 13-16% për peshkun, bukën, mishin, dhe sheqerin.

Pamjaftueshmëria e furnizimeve me bulmet po sjell rritje të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij nga muaji në muaj.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave çmimet e qumështit, djathit dhe vezës pësuan rritje vjetore me 28%, në muajin shkurt 2023.

Në krahasim me muajin e janar çmimet e qumështit dhe djathit u rriten me 1.4 përqind.

Po ashtu grupi i dytë me rritjen më të madhe te çmimeve ishte vajra dhe yndyrna me rritje vjetore 17.4%, i ndikuar po nga qumështi për shkak të rritjes së lartë të çmimit të gjalpit nga prodhimi vendas.

Peshku ishte i treti për nga norma e lartë e rritjes së çmimit, me 16.3 % në krahasim me shkurtin 2022.

Më tej, buka, mishi dhe sheqeri dhe ushqimet e tjera të përpunuara u rriten me ritme dyshifrore 13-15%.

INSTAT vlerëson se indeksi i vjetori i çmimeve të konsumit është 3.2% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje çmimi ka pasur edhe për grupin e qirave, ujë, lëndë djegëse apo edhe transportin krahasuar me shkurtin 2022.

Edhe në krahasim me muajin janar rritjen më të madhe të çmimit të konsumit e kanë pasur ushqimet dhe pijet joalkoolike me 3.3%.

EMISIONET