Norma e interesit nuk ndryshon, Sejko: Inflacioni do të bjerë, premisa për qëndrueshmëri të rritjes ekonomike

Tendenca rënëse e inflacionit që po konstatohet në ekonominë globale dhe atë lokale ka bërë që sërish Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të mos e ndryshojë politikën monetare.

Në daljen për mediat, guvernatori Gent Sejko njoftoi se norma bazë e interesit për kreditë do të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.75%.

Sejko: Më 1 shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1.75%,të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 3.75%.

Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmon gjykimin e tij se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Gjithashtu, ai thekson se, bazuar në informacionin aktual, normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit të politikës monetare mbetet një masë e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Ky normalizim bëhet edhe më i nevojshëm, në prani të një balance rreziku për inflacionin, e cila qëndron ende në kahun e sipërm.

norma e interesit gent sejko

EMISIONET