Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon linjë të re korrupsioni me KPK-në, duke u ankuar ndaj çdo procedure të AKSHI-t

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

“Të nderuar anëtarë të KPP,

Përmes këtij ankimi, gjejmë mundësinë të shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me shkeljet e përsëritura, të qëllimshme dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, të kryera nga Autoriteti Kontraktor, në një proces që jo vetëm që cenon rëndë parimet e barazisë, transparencës dhe konkurrencës së ndershme, por përbën edhe një abuzim flagrant me fondet publike“.

Këto fjalë të ndjera dhe që burojnë nga thellësia e shpirtit reflektohen në çdo ankesë të kompanisë Advanced Business Solutions (ABS), me pronarin e saj të vetëm, Gwrond Meçe, tashmë de facto, sepse juridikisht ia ka shitur mamasë Shegush Meçe dhe majonetave të veta si CSP, AESS dhe DataLog, në përpjekje për të gjetur një linjë të re korrupsioni, këtë herë me Komisionin e Prokurimit Publik.

Por ka një paradoks. Pse nuk u ndje ky personazh dhe kjo kompani kur për plot 12 vjet minimalisht u ngopën me tendera, shpesh të përfolur, pikërisht për vlerat e shtërnguara dhe konkurrencën pa konkurrencë? 46 milionë euro kanë dalë nga Thesari i Shtetit dhe kanë shkuar në llogaritë e kompanisë së Meçes për tendera të dyshimtë.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ky individ dhe shokët e tij kanë dërguar në KPP më shumë se 20 ankesa kundër AKSHI, ndërkohë që për vite e vite me radhë ankesat e tij për AKSHIN ishin zero.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Sot, Meçe analizon koston, ndërkohë që për shumë e shumë vite me radhë e pranonte atë, duke mbushur xhepat e tij me miliona euro. Mesa duket, ABS ka ndryshuar strategjinë e saj të fitimit të procedurave, duke kaluar në “qelibarin e drejtësisë” dhe duke kërkuar drejtësi. Këtë strategji ai po e bën duke dërguar çdo procedurë në KPP dhe duke pritur muajt për daljen e një vendimi, që, çuditërisht, kohët e fundit është pro tij.

Me strategjinë e tij të re, ai ankimon çdo procedurë që publikohet nga AKSHI, duke shpresuar në fitimin e tyre në Komisionin e Prokurimeve Publike. Gjatë javës së fundit, ai dhe kompanitë e tij mike kanë dërguar në KPP plot 10 procedura, duke sjellë si pasojë zvarritje tepër të gjatë të procedurave, moszhvillim të sistemeve dhe infrastrukturave të reja, dhe lënien e sistemeve ekzistuese pa mirëmbajtje, duke shkaktuar pasoja të rënda për të gjithë sistemet IT të administruara nga AKSHI.

Është tepër e lehtë të kuptohet dora e njëjtë e shkrimit të ankesave dhe pse shpesh bëhet rotacion emrash kompanish që bëjnë ankesat. Sado që mund të mundohen të fshihen, një popull i tërë nuk është budalla për të mos kuptuar që një kompani që instalon sistem zjarri, si CSP e Klevis Xhangolli, s’ka sesi të bëjë një software apo ta mirëmbajë atë, kur s’ka asnjë staf të certifikuar apo punë të ngjashme. E pra, mesa duket, edhe autori i ankesave të ABS dhe shoqërive dhe shokëve të tij duhet të ndryshojë stilin, sepse gjithçka kuptohet.

Çdokush e kupton strategjinë e tij të lodhur, por si po vepron KPP në disa raste? A po bëhet mik dhe dakordësuar aty ku nuk ka vend për dakordësi?

RASTI 1

Dyshimi lind në dy vendimet e fundit të marra nga KPP. Të dyja procedurat ishin anuluar nga AKSHI si pasojë e asnjë oferte të vlefshme, dhe ndërkohë i drejti Gerondi i çon në KPP me argumente aspak ligjore:

1.     Biletimi Qendror Online për Muzetë dhe Sitet e Trashëgimisë Kulturore. Përmirësimi i sistemit të biletimit elektronik dhe platforma e shitjes së biletave.

2.     Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimin Social.

Në të dyja këto procedura, është kërkuar pajisja e stafit që do të aksesojë datacenterin qeveritar me CSP, akses ky i cili duhet të jetë në momentin e implementimit të kontratës për të rritur sa më shumë sigurinë e të gjithë sistemeve tejet të rëndësishme pjesë e AKSHI. E ajo që të çudit është se KPP kërkon të kthejë mbrapsht në një hap para anullimin e procedurës së prokurimit, duke qenë se, faktikisht, kur i është hapur dhe pezulluar CSP bashkëpunëtorit në këto dy procedura të Gerondit, ai e ka patur dhe i është hequr më vonë. A e kupton KPP faktin që kjo CSP nuk duhet të jetë si një letër në kornizë, por për të qenë e vlefshme për individët që aksesojnë datacenterin qeveritar? E pra, vetë KPP duhet të jetë pak më shumë vigjilente, sepse një procedurë e anuluar nuk kthehet një hap para, dhe stafi i kërkuar nuk duhet të jetë vetëm letra, por puna reale.

RASTI 2

Habia më e madhe e dëgjuar lidhet me vendime kontradiktore të marra nga të njëjtët anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), për të njëjtën procedurë të prokurimit publik Mirëmbajtje e Sistemit të Sigurisë në IEVP për Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve me të njëjtin objekt ankese, por që rezultojnë në dy vendime të ndryshme dhe kundërthënëse.

Së pari që të bën të çuditesh është se, pa u shprehur ende KPP mbi heqjen e pezullimit ose jo të procedurës, del një ankesë e re, e cila nuk ka asnjë bazë ligjore dhe shqyrtohet sërish nga KPP, duke lënë pezull procedurën e parë.

Së dyti, në një vendim të mëparshëm, anëtarët e nderuar të KPP janë shprehur se, për shkak se kemi të bëjmë me institucione të sigurisë së lartë si IEVP, autoriteti kontraktor duhet të japë argumente të qarta përse kërkohen kritere të caktuara. Dhe kur këto argumente jepen, në mënyrë të detajuar dhe të mirë-strukturuar, krejt papritur, të njëjtët anëtarë të KPP-së, njëzëri, vendosin të pranojnë të gjitha pikat e ankesës, duke u shprehur se argumentet e institucionit të sigurisë së lartë (DPB) janë të pamjaftueshme.

Habia më e madhe që mund të dëgjohet është se Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka pranuar se personeli teknik që do të hyjë në ambientet e IEVP-ve nuk ka pse të jetë i certifikuar. Po, po e lexuat mirë. Mund të jetë një ndër rastet e rralla në botë kur një autoritet i tillë administrativ “imponon” Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të mos kërkojë më standarde për certifikim dhe kualifikim teknik, edhe kur bëhet fjalë për institucione të sigurisë së lartë.

Sipas këtij qëndrimi, nuk ka asnjë problem që stafi që hyn në IEVP të jetë çfarëdo profili qoftë ky edhe hidraulik apo marangoz pa pasur ndonjë formim të posaçëm në pajisjet teknologjike dhe sistemet e ndërlikuara që kërkojnë trajnim dhe autorizim specifik.

E pra miq, këto janë dëshirat e Gerondit të imponuara me pushtetin e parave te korrupsionit.

Kjo praktikë është e paprecedentë dhe hap rrugën për cënimin e standardeve të sigurisë kombëtare dhe funksionimit të institucioneve të veçanta siç janë IEVP-të. Kërkesa të tilla nga KPP – të cilat nuk mbështeten në parime të riskut dhe sigurisë – ngjallin dyshime të mëdha për ndikime të jashtme dhe vendimmarrje jo të mbështetur në interesin publik.

A nuk është po ashtu habi që, për pajisje me vlera të larta monetare për të cilat autoriteti kontraktor dhe institucioni përfitues janë dëmtuar më parë nga shërbime të paautorizuara nuk kërkohen fare certifikime teknike apo të sigurisë?

Dhe së fundmi, a nuk është shqetësuese që KPP kërkon t’i serviren në “pjatë” të gjitha informacionet e detajuara teknike për sistemet e IEVP-ve, duke shkelur në mënyrë të hapur politikat e sigurisë të këtyre institucioneve?

Mos vallë kjo është aleanca e re e ABS dhe Gerondit?

Po vepron KPP me të njëjtën vigjilencë dhe profesionalizëm siç duhet, apo ka një lidhje të padukshme me interesat që janë përtej transparencës dhe ligjit?

A po bën KPP më shumë dëm se mirë? Po vepron në të mirë të interesave të publikut, apo ka filluar të bëhet një aleat i padukshëm i ABS dhe Gerondit, duke pasur si pasojë ndikime të dëmshme për sistemin dhe integritetin e proceseve prokurimore?

Nëse kjo është ajo që po ndodh, atëherë çdo veprim i KPP mund të kthehet kundër interesit të përbashkët. Ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar dhe për të analizuar thellësisht: A është KPP në rrugën e duhur, apo ka lënë vend për dyshime të mëdha mbi drejtësinë e vendimmarrjeve të tij?

Një histori korrupsioni që sfidon SPAK-un

52-vjeçari Gerond Meçe është pronari prestanome i kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, me objekt tregtim dhe import-eksport i pajisjeve elektronike dhe informatike.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

E themeluar në vitin 2002, kompania ishte një firmë e zakonshme, xhiroja vjetore e të cilës nuk i kalonte 1 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 10 % e xhiros. Kompania nisi të lulëzojë pasi futi duart në paratë publike, pa bërë asnjë punë, thjeshtë duke u kthyer në çantë që lëvizje para nga Thesari Shtetit drejt xhepave të errët.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 46 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, për tendera sekretë, përmes procedurave të manipuluara dhe kontrata fiktive. Fakti që e vesh me hije korrupsioni dhe pastrimi parash kompaninë ABS dhe brigadierin e saj Gerond Meçë është se përfitimi i parave publike me procedura sekrete dhe mungesa e shpenzimeve.

ABS mund të jetë e vetmja kompani në Shqipëri, fitimi i të cilës është gati sa xhiroja vjetore, evidencë që tregon se kompania nuk ka zbatuar kontratat për shërbimin e kontraktuar nga AKSHi, por thjeshtë ka përlarë paratë nga buxheti i shtetit. Nëse fitimi i kompanive të të njëjtës fushë është 2 deri në 10 % e xhiros, fitimet e ABS janë mbi 30 %.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Pjesa tjetër e parave dyshohet se është transferuar në kompninë Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions në pronësi të Meçes dhe në kompani të tjera me faturime fiktive. Edhe fitimi i deklaruar nuk është kthyer në kapital, por është devijuar në xhepa të tjerë.

Po ku kanë përfunduar 46 milionë euro para publike që ngrakoi në kurriz brigadieri Gerond Meçe? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje BKH dhe SPAK mjaftojnë të lexojnë librin e shitjeve dhe blerje të kompanisë në tatime, transaksionet, kontratat dhe shpenzimet.

Fshihet pas mamit

Sa herë ‘nuhat’ praninë e rrezikut të SPAK-ut dhe rrezikun e ekspozimit, Gerond Meçe zhduket, duke u fshehur pas mamasë së tij 75-vjeçare Shegush Meçe, të cilën e bën pronare në letra të kompanisë, me shpresën se në rast goditje nga SPAK, ai do t’i shpëtojë përgjegjësisë penale. Kur rreziku i perceptuar kalon, 52-vjeçari shfaqet duke i kaluar aksionet e kompanisë në emrin e tij.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon
Shegush Meçe

Disa muaj më parë, kompania e pajisjeve elektronike ABS nisi të lakohej për ‘prokurimin’ e miliona eurove para publike me procedura sekrete. Tronditja u reflektua menjëherë nga Gerond Meçe, i cili në 25 maj 2025 ‘hoqi dorë’ nga kompania e tij, duke ia kaluar aksionet mamasë Shegush Meçe.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Kompania Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, u themelua në vitin 2002 nga Shegush Meçe, ndonëse evidencat tregojnë se pronari real ka qenë dhe është i biri Gerond Meçe.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Në mars të vitit 2010, zonja Shegush Meçe largohet nga kompania, duke ia dhuruar aksionet të birit. Gerond Meçe bëhet pronar faktik dhe formal.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Në vitin 2021, SPAK, dy vjet pas themelimit, dha sinjalet e para për goditjen e korrupsionit me tendera. Gerond Meçe vendosi të largohet si administrator i kompanisë ABS, duke caktuar shtetasen Eriksela Shuli.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Aktualisht, kompania e tenderave korruptivë ABS shpk, formalisht është në duart e dy zonjave, Shegush Meçe ‘pronare’ dhe Eriksela Shuli administratore, ndërsa Gerond Meçe vijon pazaret nëpër skutat e Tiranës për të finalizuar përfitimet e radhës.

Kompani ‘çantë’ për lëvizjen e parave

Në janar të vitit 2020, Gerond Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions, me ojekt dizenjim, zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemit softuer, me adresë Rruga “Murat Toptani” në Tiranë, Qendra Biznesit EUROCOL, kati 8-të.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Notere rezulton Laura Pustina, motra e Andia Pustina, financieres së aferave të Familjes Berisha, e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Laura Pustina njihet si notere e Familjes Berisha.

Njeriu që “avulloi” 46 mln euro/ Gerond Meçe kërkon

Si administratore për t’i lënë ‘gjurmët e gishtave’ në punët e kësaj kompania Gerond Meçe ka caktuar Eriksela Shulin. Kompania nuk rezulton të ketë transaksione me thesarin e shtetit, por qarkullon diferencën e parave që mbetet nga ndarja e fitimit tek kompania e tenderave ABS.

Artificial Intelligence Business Solutions nuk kryen ndonjë veprimtari, nuk ka punonjës dhe nuk rezulton me shpenzime. Fitimi i saj është sa xhiroja. Kompania e dytë shërben si çantë për të larguar paratë vjedhura publike përmes kompanisë ABS shpk./ Marrë nga "Prapaskena"

EMISIONET