Nga siguria tek investimet/ ALBSIG, lider në tregun e sigurimeve të jetës në Shqipëri
ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, prezantoi rezultatet rekord dhe filozofinë e investimeve afatgjata gjatë konferencës në godinën “Downtown One”.
Kompania theksoi lidershipin në tregun e sigurimeve dhe fondeve të pensioneve, me transparencë, efikasitet dhe standarde europiane në veprimtarinë e saj.
ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, hapi për median dyert e ndërtesës ikonike Downtown One,, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtuesit e Albsig, Albsig Jetë dhe Albsig Invest për të shënuar një moment të rëndësishëm, që reflektoi filozofinë e tij të investimeve afatgjata, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se qëndrueshmëria dhe besimi janë në themelet e kompanisë,ndërsa korrektësia dhe transparenca janë shtylla të pandashme të kulturës së saj të punës.
Dritan Kastrati, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi rekordin e 150 mijë klientëve të dëmshpërblyer, nga të cilët 17,157 vetëm vitin e kaluar.
Ai theksoi gjithashtu se Albsig mban numrin më të ulët të dëmeve pezull, vetëm 4% të totalit të tregut, çka tregon qartësisht efikasitetin dhe transparencën në veprimtarinë e saj.
Ervin Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG Jetë, theksoi se kompania është sot lider në tregun e sigurimeve të jetës, me një pozicionim të qartë në vendin e parë.
Ndërsa Elton Korbi, Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Invest, foli për ecurinë e fondeve private të pensioneve dhe rëndësinë e tyre si mjet alternativ kursimi.
Ai theksoi se Albsig Invest po udhëheq tregun me një qasje profesionale, duke siguruar kthime neto deri në 5.5% në vit për anëtarëtdhe duke ofruar koston e administrimit më të ulët në treg prej vetëm 1.2% në vit.
Downtown One, që përfaqëson besimin e Grupit Kastrati në potencialin e tregut shqiptar, tregon se standardet europiane nuk janë më një objektiv i largët, por realitet që po ndërtohet çdo ditë në zemër të Tiranës

