Në pritje të vitit të ri shkollor, Migen Qiraxhi: Po paguajmë për një arsim që nuk ka kushte

Në prag të nisjes së sezonit të ri arsimor, Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresës Qytetare” në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” renditi disa prej problemeve me të cilat haset çdo qytetar.

“Ne sot në Shqipëri po paguajmë për një arsim që nuk ka kushte. Dhe kjo vjen falë mungesës së vizionit nga ana e qeverisjeve ndër vite.

Kemi gjithsej 29 mijë maturantë që kur mbarojnë studimet në sistemin parauniversitar, vetëm 19 mijë prej tyre shprehin interesin për të vazhduar në Shqipëri studimet universitare.

Mbi 10 mijë prej tyre shikojnë mundësitë e studimeve jashtë vendit, dhe kjo është një dëshmi e dështimit total të sistemit tonë arsimor, ku të rinjtë janë të bindur se ky sistem nuk ofron asgjë për ta dhe zgjidhjen e shikojnë tel ikja nga vendi.

Ne kemi një ministre që akuzohet për plagjiaturë me dipolomën e saj, si mund të pretendojmë që të ketë përmirësim.

Është e paimagjinueshme që ne ende diskutojmë për miungesën e ngrohjes dhe të ujit në shkollat shqiptare”, theskoi ndër të tjera Migen Qiraxhi.

Në pritje të vitit të ri shkollor, Migen Qiraxhi: Po

lili saraçi migen qiraxhi

EMISIONET