Në pritje të blerësve që s'vijnë/ Tregtarët në Korçë: Ka rënë fuqia blerëse, nuk kemi asnjë fitim

Fuqia blerëse ka rënë në Korçë. Tregtarët e veshmbathjeve shprehen se gjatë kësaj periudhe është e vështirë që të sigurojnë të ardhura minimale. Ata thonë se qytetarët nuk kanë para për të blerë këtë vit, ndërsa shqetësime shprehin edhe për kushtet e tregut ku ata detyrohen të punojnë nën temperatura disa gradë nën zero.

Kriza ekonomike që ka përfshirë familjet, bën që tregtarët të kenë shitje minimale.

Tregtarët: “Temperaturat janë shum të ulëta, tregu sa vjen e ka rënie, njerëzit janë larguar, s'ka shitje. Kushtet i kemi shum keq, paguaj për tezgën 60 mij lek të vjetra”.

Veç të tjerash, tregtarët qëndrojnë në tezgat e tyre mes temperaturave që shkojnë disa gradë nën zero.

Tregtarët: “Është shumë ftohtë, u plevitosëm. Pazar s’ka, shumë e vështir. I paguajmë taksat, të tëra në Bashki”.

Tregtarët janë ankuar në vazhdimësi vitin e fundit për mungesën e blerësve ndërsa ata thonë se rritja e çmimeve ka ndikuar në fuqinë blerëse të veshmbathjeve.

EMISIONET