''Në 2 muajt e parë të vitit, eksportet u stabilizuan'', Spaho: Turizmi, sektori më i suksesshëm në 2024-ën
Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho në një intervistë në Ora Neës u shpreh se turizmi ishte sektori më I suksesshëm në vitin 2024.
Spaho: Në makro vitin e shkuar Shqipëria ka ecur relativisht mirë por kjo relativisht mirë nënkupton që shumë sektorë kanë patur probleme.
Por janë mbuluar nga sektorë të tjerë që kanë qenë të suksesshëm.
Sektorit që ka qenë më i suksesshëm ka qenë ai i turizmit i cili ka bërë që në Shqipëri të futeshin sasi të mëdha euro.
Dhe këto sasi të mëdha eurosh kanë krijuar probleme jo të vogla me eksportet shqiptare sespe natyrisht forcimi i lekut në raport me euron ka bërë që eksportet shqiptare vitet e kaluara të përjetonin një tragjedi të vërtetë.
Në sektorin prodhues e industrial kemi patur jo pak largime nga puna.
Në këto dy muajt e parë të vitit për janarin e shkurtin kemi të dhëna për eksportet që janë stabilizuar në këtë sens.

