Ndryshime në mbrojtjen sociale/ Shërbimet e specilizuara në çdo familje në nevojë: Rrisim ndihmën ekonomike
Pasojat e tërmetit dhe pandemisë ndikuan shumë në kushtet ekonomike të familjeve në nevojë.
Kjo situatë bëri që ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale të rishikojë skemën e mbrojtjes për këto familje, e jo vetëm.
Shërbimet të specializuara në banesat e qytetarëve në nevojë, e sidomos për ata me aftësi të kufizuara, është risi e kësaj strategjie.
Ndryshimet parashikojnë rritjen e shumave të ndihmës ekonomike në përputhje me kostot aktuale të jetesës.
Jona Dervishaliaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të siguruar mbështetje për familjet në nevojë.
Kjo iniciativë ka për qëllim të adresojë nevojat reale të familjeve në nevojë dhe të sigurojë që ndihma ekonomike të jetë më efektive.

