NAFTA, QIRAT E USHQIMET VETËM RRITEN/ Inflacioni vjetor regjistrohet në nivelin 2.8%

Karburantet, energjia dhe ushqimet kanë ndikuar në rritjen e çmimeve gjatë muajit prill. Sipas INSTAT, inflacioni vjetor ka arritur në 2.8%, ndërsa kostot e jetesës mbeten nën presion.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga karburanti dhe energjia të cilat janë ngritur ndjeshëm gjatë muajit prill.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vetëm vlerat e karburantit në treg kanë pësuar rritje me 8.5%, duke shënuar nivelin më të lartë midis të gjitha grupeve të konsumit.

Gjithashtu edhe kostot e qirave dhe të ushqimeve kane kontribuar në këtë rritje me 4.8%, kategori që prekin drejtpërdrejt familjet shqiptare.

Përgjatë muajit mars dhe prill të këtij viti inflacioni u ngrit me 0.3%, ndërsa indeksi vjetor i tij është rregjistruar në 2.8% sipas të dhënave të INSTAT.

Raporti tregon për luhatje edhe në shërbimin e restoranteve, akomodim, mallrat e akcizës si edhe argëtimi dhe kultura, teksa çmimet e veshmbathjeve kanë qënë të vetmet që kanë pësuar ulje.

Në këtë pasqyrim reflektohet se shpenzimet e jetesës vijojnë të mbeten nën presion, veçanërisht për shërbimet bazë dhe lëvizjen, sektorë që ndikojnë menjeherë në përditshmërinbë e qytetarëve.

EMISIONET