Nafta e mbyll javën me rënie në bursë, në Shqipëri çmimi i pandryshuar

Rritja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet menjëherë në tregun shqiptar. Por nuk ndodh e njëjta gjë kur çmimi i naftës në bursa pëson rënie.

Kështu nafta në bursa e ka mbyllur javën me rënie. Referuar të dhënave, këtë të premte ulja shënoi 3% ose 115 dollarë për fuçi, pranë nivelit që ishte në fillim të javës.

Por në Shqipëri çmimi vijon të mbetet i pandryshuar, duke u shitur me 233 lekë për litër.
Kulmi i shtrenjtimit në naftës në bursë u regjistrua më 23 mars, ditën kur dhe Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të tregtimit të karburantit në tregus vendas.

Por ndërkohë që ky çmim ka rënë nga 123 dollarë që ishte të mërkurën në 115 dollarë, në vendin tone çmimi mbetet i njëjtë dhe Bordi i Administrimit të karburanteve nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për të komunikuar se me çfarë çmimi do të tregtohet në ditët në vijim.

Në njoftimin e mbledhjes së fundit u bë e ditur se deri më 25 mars nafta do të tregtohet me 233 lekë për litër, ndërsa benzina me 218 lekë.

I pandryshuar në tregun shqiptar mbetet vetëm çmimi i gazit. Që prej ngritjes së bordit, një litër gaz tregtohet me 93 lekë.

Edhe nafta bruto amerikane ka rënë me 2 %. Në bursë një fuçi naftë po shitet për 109 dollarë nga 115 dollarë që u tregtua në mes të javës.

Ndërkohë Bashkimi Evropian dhe SHBA njoftuan këtë të premte një marrëveshje për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror shtesë për bllokun me qëllim frenimin e varësisë së bllokut nga importet ruse.

Ndërsa, vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur në një konsensus mbi embargon e naftës dhe gazit rus.

EMISIONET