Mziu: Fatkeqësitë botërore Rama ia atribuon Shqipërisë. Qeveria masa informale për krizën ekonomike
Deputeti i PD Xhelal Mziu, thotë se Kryeministri Edi Rama, ku ka fatëkeqësi botërore ia atribuon dhe Shqipërisë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Mziu duke iu referuar rritjes së çmimeve, shprehet Rama luftën në Ukrainë e ka kthyer sikur po zhvillohet në vendin tonë, duke u bazuar.
Mziu thekson ndër të tjera se qeveria ka qenë informale në ndikimin e uljes së krizës ekonomike.
Xhelal Mziu: Kemi fatin e keq që kemi një kryeministër që sa herë që ndodh një fatkeqësi botërore, ia atribuon dhe Shqipërisë. E ka kthyer luftën në Ukrainë sikur është një luftë që zhvillohet në Shqipëri. Nëse krahasojmë rritjen e çmimeve në Ukrainë me Shqipërinë, Shqipëria ka një trend të jashtëzakonshëm dhe ndërhyrja e qeverisë ka qenë totalisht informale për të ndikuar në uljen e kësaj krize.
Qeveria me fillimin e këtij viti jo vetëm që rriti disa taksa por bëri të mundur t kishte çmim reference sipas çmimit të tregut. Nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje te paketa fiskale. Ne kemi çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë.
Mziu për Ramën është shprehur: Kryeministri është kryemashtruesi më i madh që mund të ketë Shqipëria. Nuk ka asnjë ndërhyrje nga qeveria për t’I ardhur në ndihmë jo vetëm konsumatorit por edhe të biznesit.
Përgatiti Anila Kolgjini.

