“Mjekësia” në këmbë, studentët: Arsye për të protestuar ka plot, por ligji i miratuar në mënyrë tinëzare ishte kulmi. Ministria të ulet në bisedime me ne
Studentët e fakultetit të Mjekësisë do të vijojnë edhe këtë të hënë protestën e tyre kundër ligjit të ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.
Sipas njoftimit të tyre, të rinjtë do të mblidhen në orën 17:00 të pasdites në sheshin para Ministrisë së Arsimit.
Ndërkaq Oresti Caca dhe Reant Kullaj, të dy studentë në këtë fakultet në studion e lajmeve të “Ora News” parashtruan dhe njëherë arsyet e kësaj proteste.
Ndërkaq, ata theksuan se është i domosdoshëm një takim mes tyre dhe Ministrisë së Arsimit.
Oresti Caca: Për të protestuar, arsye ka plotë. Nuk thjesht ky ligj, por përmirësimi i kushteteve të mësimit, i trajtimit tonë, siguria në punë, paga më të mira dhe shumë të tjera. Por ky igj që u miratua në mënyrë tinëzare sigurisht ishte qershia mbi tortë që i ngriti studentët në protesta.
Reant Kullaj: Janë disa arsye që ne protestojmë. Thelbi është anillimi i këtij, kundërshtimi i plotë i tij, pasi ky jo vetëm që nuk do e zgjidhë problemin, por do e thellojë atë. Kërkojmë gjithashtu dinjitetin tonë, kushte më të mira profesionale për të zhvilluar më mirë profesionin tonë.
Kërkojmë një ballafaqim me jo vetëm ministrinë, por me ekspertët e saj, në mënyrë që të ulemi dhe të disktojmë dhe pse jo nëse është e mundur edhe t’i japim zgjidhje problemit.
Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.
Rikujtojmë se qeveria e cilësoi si çështje urgjente miratimin e ligjit në fjalë, para nisjes së vitit akademik, që sivjet filloi më 2 tetor.
Për këtë arsye, nisma kaloi me procedurë të përshpejtuar në Qeveri dhe u fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për t’u miratuar në sesionin e kaluar. parlamentar.