Çmimet u rritën më pak, Instat: Ra transporti, por zarzavatet e bylmeti më të shtrenjtët
Cmimet gjatë muajit tetor, sipas instat, kane ngadalësim të rritjes së çmimeve. Mesatarisht vlera mesatare u shtrenjtua me 3.8 për qind nga 8.4 qe ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mallrat e shportës janë ato që prekin sërish majat. Zarzavatet u rritën me 23.4 përqind dhe produketet e bylmetit dhe mishi me 8.4 për qind duke vijuar me pas me frutat dhe produketet e peshkut.
Grupi i dyte qe ze vendin me cmimet me te shtrenjta gjate tetorit jane mobiljet, paisjet dhe mirembajtrje shtepi,duke pasuar me pas nga qirate dhe shpenzimet.
Transporti nga ana tjetër është ofruar me një rënie prej 0. 54 oër qind. Me qëllim për të mbrojtur konsumatorët Banka e Shqiperise vendosi te rrise normen e interessit me 0.25 duke e cuar ate ne nivelin 3.25%.

