Pastrim parash në ndërtime, Malaj: Rritja e çmimeve në Tiranë është me risk të lartë
Çmimet e larta te apartamenteve në Tiranë konsiderohen me risk të lartë për pastrimin e parave. Arben Malaj shprehet se në apartamente luksoze nuk do të qëndrojnë ata që fitojnë me punë të ndershme, por personat që kanë vënë para kriminale.
Rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë shihet me një skepticizëm nga ekspertët dhe me një risk të lartë të pastrimit të parave.
Nisur edhe nga raportet ndërkombëtare për përdorimin e grupeve kriminale si një mënyrë për futjen në treg të parave të paligjshme, kërkohet që të ketë monitorim të shtuar në këtë sektor.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se në këtë mënyrë po goditeën shtresat e mesme dhe të varfra të popullsisë.
"Është risk potencial, ne tregjet shqiptare, dhe rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore cka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre".
Bitcoin është një mënyrë e re për tu pasuruar por ish-ministri shprehet spektik dhe i kujdesshëm.
Malaj ishte kritik dhe me qeverinë, duke deklaruar se marrja e borxheve të mëdha nuk është një fenbomen që duhet të gëzohesh.
"Jemi i vetmi vend që ministrat e Financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes së borxheve duhet të jenë ministrat e financës. Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare".
