Meta: Është një zinxhir i gjerë që nuk funksionon dhe këto shkojnë në dëm të fermerit
Kryetari i sindikatës së fermerëve, Armelind Meta i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se nuk funksionon zinxhiri i kontrollit dhe i informimit të fermerëve.
Meta: Mendoj se është një zinxhir i gjerë që nuk funksionon dhe të gjitha këto shkojnë në dëm të fermerit.
Tek pjesa e analizave duket qartë që nuk janë ato të cilat ne paguajmë për ti plehëruar tokat tona.
Unë mendoj se institucionet duhet të kishin kryer punën e tyre nga fillimi deri në fund.
Këtu tek ne nuk funksionon zinxhiri i kontrollit, nuk funksionon zinxhiri i informimit të fermerëve.

