Më pak xhiro ditore, tregtarët: Kemi ulur edhe çmimet, por nuk ka blerës

2022 konsiderohet nga tregtarët si viti më i vështirë. Ata thonë se sot bëjnë 1/4 e xhiros që bënin para 2015.

"Sot bëhet as 1/4 e xhiros. Bëheshin 400 mijë lekë të vjetra sot nuk bëhen 70 mijë lekë të vjetra. Pas 2015 është shtrënguar gjithçka, punësim nuk ka, paga jo."

"Më  vështirë nuk ka ku shkon, kam bërë 15 mijë lekë xhiro sot."

"As 100 mijë lekë nuk bëjmë, 90 mijë lekë."

Rritja e çmimeve është vënë re vetëm te produktet që nuk janë të stinës.

"Çmimet janë tallava por nuk ka rini të hajë. Blerësit me pension, me duar lidhur."

Për të afruar blerësit, tregtarët kanë bërë dhe ulje të çmimit të disa produkteve, por pësëri kjo nuk ka dhënë rezultat.

"Kemi ulur çmimin e arrës, por përsëri nuk ka blerje. Një kg mezi e marrin, merrnin 5 dikur".

Ankesa ka edhe nga blerësit, të cilët veçojnë mishin si produkti që ka çmimin më të lartë.

"Shumë shtrenjtë për shqiptarët."

Një nga tregjet në Tiranë thuajse çdo ditë ka të njëjtën pamje, pak njerëz dhe më së shumti mosha e tretë.

Në qeset e tyre nuk shikon sasi, por blejnë sa për një vakt.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET