Më pak e lanë pasaportën shqiptare/ Bie me 50% numri i të çregjistruarve, më pak azilkërkues
Viti 2024 shënoi përgjysmim të numrit të personave që kanë lënë shtetësinë shqiptare.
Janë 472 raste që kanë zgjedhur shkëputjen me vendim sipas INSTAT.
Një rënie me 33 per qind shënohet dhe për ata që duan pasaportën shqiptare ku prin Kosova.
Megjithatë më pak janë dhe të të huajt që kërkojnë azil në Shqipëri ku kryesojnë ata nga Afganistani.
Viti 2024 solli një ulje të ndjeshme në numrin e të huajve që kanë kërkuar azil në Shqipëri, duke zbritur në 104 kërkesa, nga 261 që ishin një vit më parë.
Shtetet kryesore të origjinës mbeten Afganistani me 27,9% të rasteve Siria me 17.3 % dhe Pakistani 10.6 %.
Aplikimet kanë qenë më të përqendruara në pranverë, konkretisht gjatë muajve mars, prill dhe qershor, të cilët përbëjnë 57,7 % të totalit.
Edhe numri i personave që kanë marrë shtetësinë shqiptare shënohet në ulje me 919 me 33,5 % krahasuar me vitin e kaluar.
Pozitiv është fakti se thuajse është përgjysmuar numri i shqiptarëve që lanë pasaportën e vendit të lindjes duke shkuar në 472 ose 45,7 % më pak se në 2023.
Pjesa më e madhe e shtetësive të fituara i përkasin qytetarëve të Kosovës me 49,1 % pasuar nga Turqia me 13,8 % dhe Maqedonia e Veriut 6,2 %.
Grupmosha e cila përben shumicen si ne marrjen ashtu edhe ne lenien e shtetesise shqiptare jane 30-39 vjec.

