MBI 8 MILIONË TURISTË NË 8 MUAJ/ INSTAT: Numri i të huajve u rrit me 18.7 për qind

Numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në 8 muaj arriti në mbi 8 milionë. Rritjen me rreth 20 për qind e kryesojnë shtetas nga Evropa Jugore, e më tej ajo Perëndimore

Në muajin gusht, Shqipërinë e vizituan 2.167.665 shtetas të huaj, rritje kjo me 7.2% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prej tyre, 1. 608.000 erdhën nga Evropa Jugore duke u renditur në shtetet që sollën fluksin më të lartë në rritje.

Më pas me 109 mijë persona e zënë pushuesit me origjinë nga Evropa Perëndimore.

Marrë sipas qëllimit, të huajt zgjodhën Shqipërinë për të qëndruar për arsye personale dhe vizita tek të afërmit.

Ajo çfarë vihet re është një ulje e deklarimeve të vizitës për të kryer trajtime shëndetësore nga 116 të gushtit të kaluar në vetëm 9 të tillë.

Udhëtarët transit, gjithashtu, njohën një ulje me gati 58.630 udhëtarë.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, rritje ka shënuar edhe hyrja e shtetasve shqiptarë me gati me 938.461 në këtë periudhë.

Sa i përket daljeve, në gusht dolën nga vendi ynë 901. 440 shtetas shqiptarë, duke rezultuar në rritje me 9.2%.

Marrë në harkun kohor Janar - Gusht në territorin shqiptar regjistrohen gjithsej 8 milionë e 533 mijë të huaj, me një rritje prej rreth 1 milion e 300 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

MBI 8 MILIONË TURISTË NË 8 MUAJ/ INSTAT: Numri i të huajve u

EMISIONET