Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali/ Elmazi: Mosha dhe vitet e kontributeve, kriteret kryesore

Përfaqësuesja e UIM Albania, Tresjana Elmazi në një intervistë në Ora News u shpreh se për marrëveshjen e pensioneve Itali-Shqipëri shumë qytetare kanë mirëpritur.

Elmazi: Aktualisht që flasim jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje është e shumëpritur nga të gjithë qytetarët ngaqë është një punë prej më shumë se 10 vitesh nga diaspora shqiptare në Itali.

Në fakt akti i ratifikimit mes dy vendeve nuk është shkëmbyer ende.

Në fakt është e pakuptueshme se pse nuk ka ndodhur sepse është një procedurë e thjeshtë, burokratike dmth nënkupton vetëm firmosjen nga të dyja palët shqiptare dhe italiane për marrëveshjen.

Pritet që të ndodhë në fund të majit dhe nga ky moment pastaj do të hyjë në fuqi një muaj e një ditë pas kështu që I bie në fillim të korrikut.

EMISIONET