Mandarina nuk po blihet/ Konsumatorët frikë nga pesticidet, apeli i Ministrisë nuk ndikoi
Pas kthimit nga vendeve e Bashkimit Evropian të kamionëve me mandarina shqiptare pasi u evidentua prania e pesticideve të ndaluara, ky frut po has vështirësi edhe në tregun shqitar.
Konsumatorët e kanë hequr nga lsita e blerjeve, nga frika se janë të pakontrolluara.
Për të shuar këtë ndjenjësi pasiguri Ministria e Bujqësisë doli në një reagim publik, por duket se nuk ka pasur sukses.
Deklaratat e ministrisë së bujqësisë se në treg nuk ka mandarina me pesticide nuk ka dhënë efekt në tregje.
Në këto ditë të fundit të vitit shitjet duket se janë në ulje.
Në ish uzinën Dinamo konstatohet se ka hezitim për të blerë këtë agrum
Megjithatë blereje ka më shumë për mollë dhe portokaj.
Sa i takon arres nje nder perberesit kryesor te embelesirave qe pergatiten gjate fundvitit, kete vit vjen nga importi.
Megjithatë nuk ka shumë ndryshme në cmime.
Qytetaret bejne pazare ne baze te buxhetit.
Ndonese fuundviti zakonisht sjell rritje te kerkess per produkte ne treg, tregtaret kete vit e pershkruajne situaten sii te vaket, duke e krahasuar ate si me nje dite te zakonshme vere.

