“MAGJISTARI I KIRURGJISË” TEK “HYGEIA”/ Mjeku turk i kirurgjisë plastike i bashkohet spitalit në Tiranë

Mjeku i njohur turk i kirurgjisë plastike profesor doktor Emrah Aslan do të nisë konsultat dhe operacionet në spitalin Hygeia nga Tetori i këtij viti. Mjeku i njohur shprehet i lumtur që do të punojë në Tiranë ndërsa fton të gjithë për një konsultë.

Mjeku i njohur turk i Kirurgjisë Plastike, Profesor Doktor Emrah Aslan vjen në Shqipëri përmes spitalit “Hygeia”.

Ai ka lajmëruar se do të nisë punën dhe operacionet në Tiranë nga tetori i këtij viti.

“Përshëndetje jam Doktor Emrah Aslan jam profesor në kirurgjinë plastike dhe kirurg turk. Kam rreth 25 vjet që punoj në këtë profesion dhe që nga tetori i vitit 2024 do të fillojmë operacionet tona në këtë spital të bukur shqiptar në Tiranë. Ju lutem na njoftoni se si mund t'ju ndihmojmë dhe çfarë lloj trajtimesh kërkoni. Është kënaqësia ime të bëj konsultime me ju. Faleminderit shumë”.

Një njohës i mirë i kirurgjisë plastike, doktor Emra Aslan, ka punuar prej 25 vitesh në Turqi dhe në shtetet e Bashkuara të Amerikës në klinikat më prestigjioze duke fituar edhe një sërë çmimesh për punën e tij.

Kirurgu i njohur do të kryejë të gjitha shërbimet e tij në “Hygeia” në Tiranë, ndërsa shprehet i lumtur që Shqipëria është tanimë vendi i tij ku do të punojë.

EMISIONET