“Luisa Spagnoli” vjen me një ambient tërësisht të ri në qendrën tregtare “ETC” në Tiranë
Brandi me i njohur italian “Luisa Spagnoli”, e njohur për stilin e saj elegant vjen me një ambient tërësisht të ri në qendrën tregtare “ETC”, në zemër të kryeqytetit.
Për të kremtuar këtë moment të veçantë, klientët e besuar të markës “Luisa Spagnoli”-t patën mundësi të preknin nga afër koleksionet më të reja dhe të ndihen të frymëzuara nga eleganca dhe arti i modës italiane.
Eni Gjokollari, administratorja e brandit shprehet entuziaste për rinovimin e dyqanit, teksa premton cilësi të lartë për çdo produkt.
Eni Gjokollari: ““Luisa Spagnoli” në Tiranë ekziston si brand prej 14 vitesh dhe kishim layout-in e vjetër që firma ka pasur më atë kohë. Dhe së fundmi ne bëmë një rinovim të ri që ka “Luisa Spagnoli” tashmë në të gjitha dyqanet e veta nëpër botë. Na erdhi momenti edhe neve që të kemi këtë shtëpi të re dhe këtë dyqan të ri.
Tendenca jonë është që zonjat të ndjehen jo vetëm të veshura bukur, por edhe në mënyrë komode. Dhe me një cilësi të tillë tashmë klientet tona e dinë që ne kemi një cilësi maksimale.
Tashmë bota është bërë shumë smart, sepse shpeshherë zonjat dalin që në mëngjes për një punë, por shkojnë pastaj për ndonjë aperitiv apo festë, siç ka ndodhur shumë shpesh që zonjat kanë ardhur pas punës dhe me një veshje “Luisa Spagnoli” kjo arrihet, sepse ti je e veshur gjithmonë fine dhe shik nga mëngjesi deri në darkë”.
Për të gjitha femrat që janë adhuruese të modës në këtë dyqan mund të gjeni veshje, duke filluar nga stili i përditshëm e deri tek veshjet për evente të veçanta.
Çdo veshje është dizenjuar për të siguruar komoditet dhe stil për çdo grua që dëshiron të ndihet e veçantë.