Luhatjet nuk ndalen/ Leku forcohet ndaj dollarit, humb terren përballë euros

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan ndërsa humbi terren ndaj euros, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 100,60 lekë ose 0,06 lekë më shumë se ditën e hënë dhe monedha e gjelbër amerikane humbi 0,07 lekë e këmbehet me 93,50 lekë.
Në pozita të forta, leku këmbehen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 117,23 lekë ose 0,33 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane zbriti me 0,18 lekë dhe këmbehet me 102,98 lekë.



