Lazimi: Ne kemi probleme të mëdha me burimet njerëzore, nuk jemi konkurrues në rajon
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ekspert i ekonomisë Majlind Lazimi u shpreh se ekonomia jonë nuk është konkurruese në rajon.
Ai tha se vendi ynë probleme të mëdha me burimet njerëzore dhe nuk ka kapacitet në këto momente.
Lazimi: A është rritur prodhimi dhe punësimi? Padyshim se ishte një vit atipik, por 2021 është një vit rikthimi dhe kthese. Ne si ekonomi nuk jemi konkurruese në rajon. Nuk kemi nxjerrë mësime nga kjo krizë. Po ashtu ne nuk kemi nxjerrë mësime nga turizmi sepse jemi në limit të kapaciteteve akamoduese.
Ne sot akoma kemi kamarierë që shërbejnë nga jugu në Tiranë. Nuk ka kapacitete njerëzore, nuk po gjenden. Ku jemi me shëndetësinë apo inxhinierinë? Ne kemi probleme të mëdha me burimet njerëzore.

