"Kurseni naftën, ndizni dritat një orë me vonesë" Rama e Balluku tregojnë planin, pranojnë skenarin e kufizimeve

“Të mos marrim makinën për të blerë cigare apo për të blerë bukë te cepi i rrugës, por të ecim me këmbë.Do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë.”

Ky është plani i masave të paraqitura nga qeveria për kursimin e energjisë, në kushtet kur ka mungesa në treg. Pasi njoftoi se nuk do të ndërhyjë në çmimin e naftës, kreu i qeverisë bëri me dije se situate nuk është pozitive as në tregun e energjisë.

 “Këtu problem më i madh që është para nesh nuk është çmimi është mungesa. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë.”

Kryeministri riktheksoi se niveli i çmimit aktual të energjisë po mbahet me dhëmbë, ndërsa paraqiti dhe skenarin më të keq, shkurtimin e furnizimit me energji elektrike dhe naftë.

Nga ana tjetër, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi se nuk do të ketë kufizime deri ditën ku do të arrijmë të sigurojmë në treg energjinë.

Balluku rikonfirmoi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbrojë klientin familjar nga rritja e çmimit të energjisë, por nuk përcaktoi afat se deri kur do të ndodhë kjo.

 “Çmimi i kostos së konsumatorit është 10 fishuar, ndërkohë që abonentëve u jepet me çmime të mëparshme. Vazhdojmë të mbrojmë klientin familjar, abonentin familjar dhe fashën e biznesevetë vogla.Çmimi do të vazhdojë që të ruhet I njëjtë pavarësisht rritje së kostos” tha Balluku.

Sipas ministresBalluku, energjia sot në tregun ndërkombëtar po blihet me 500 euromegavatin, ndërkohë flitet që në muajt e ardhshëm mund të shkojë deri në 1000 euro për megavat.

Në muajin që lame pas megavatori është blerë me 250 euro, ndërsa një vit më pare një megavat arrinte maksimumin 70 euro për megavat.

EMISIONET