Ku të pushojnë shqiptarët? Dema: Ja dy vendet për udhëtime dinamike dhe përjetime ...
Denis Dema, operator turistik, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku foli mbi zgjedhjet kryesore të pushuesve shqiptarë për sezonin turistik.
Sipas Demës, familjarët vijojnë të preferojnë Turqinë, veçanërisht resortet në Antalia, për shkak të paketave të plota që ofrojnë. Përveç lehtësive për pushime komode, Turqia ofron edhe mundësi për eksplorim kulturor.
Dema theksoi se ky vend ka shumë destinacione me vlera historike, duke e kthyer pushimin në një përvojë të pasur edukative.
Ndërkohë, të rinjtë po tregojnë një prirje më të madhe për të udhëtuar individualisht, duke zgjedhur vende si Italia dhe Spanja.
Këto destinacione po preferohen gjithnjë e më shumë për udhëtime dinamike dhe përjetime kulturore u shpreh Dema gjatë fjalës së tij.
NDIQNIN EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”


