Kriza e energjisë "zbraz" Fierzën, baseni ujëmbledhës po thahet nga prodhimi e mungesa e prurjeve

Përballimi i krizës së energjisë dhe mungesa e prurjeve po zbrazin basenet ujëmbledhëse mbi Drin ku ndodhen HEC-et më të mëdha. Fierza ka zbritur në 161 metra dhe prurjet janë vetëm 95 metër për  sekondë.

Kjo është pamja e basenit ujëmbledhës të Fierzës këtë javë të dytë të marsit.

Mungesa e reshjeve gjatë muajve të parë të këtij viti dhe rritja e prodhimit të energjisë në vend, ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit.

Niveli i ujit aktualisht është 261.12 m.

Në dy javë ka rënë me 7 metra nga 268.12 m që ishte në fund të muajit shkurt.

34.88 metra larg kuotës maksimale prej 296 m që arrin baseni më i madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit.

Sipas të dhënave të KESH-it, prurjet aktualisht janë 95 metër kub ujë në sekondë ndërkohë që ende në male nuk ka shkrirë bora për të dhënë efekte në shtim të prurjeve.

Katër turbinat e HEC-it të Fierzës, janë në punë për prodhimin e energjise elektrike, që në bursa këto kohë është blerë nga 230 deri në 500 euro megavatori.

KESH pret që me ardhjen e pranverës konsumi  i energjisë të ulet  dhe kërkesa për import do të jetë më e vogël duke ndikuar edhe në një stabilizim të çmimit të energjisë në tregje.

Kriza e energjisë "zbraz" Fierzën, baseni

Kriza e energjisë "zbraz" Fierzën, baseni

EMISIONET