Kosovarët s’e tradhtojnë Shqipërinë/ Mbi 60 mijë shtetas kanë hyrë në 24 orët e fundit, fluks lëvizjesh në Rrugën e Kombit

Edhe pse jemi në mesin e muajit gusht numri i pushuesve që zgjedhin Shqipërinë vazhdon të jetë i lartë.

Në pikën kufitare të Morinës është shënuar një shtim i fluksit të hyrje-daljeve.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, mbi 60 mijë shtetas kanë kaluar në sportele.

Udhëtarët, pjesa më e madhe e tyre shtetas të Kosovës, shprehen se kanë zgjedhur që këtë vit të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Ngarkesë automjetesh është shënuar pranë qytetit të Kukësit.

Kjo e premte ka shënuar edhe pikun më të lartë të lëvizjes për këtë verë në “Rrugën e Kombit” për shqiptarët e Kosovës që vijnë për pushime në bregdetin Adriatik ose në Jon.

EMISIONET