KODIMI, PRIORITETI I INOVACIONIT/ Balluku - Muzhaqi: Mundësi të shumta punësimi

Nga Dibra ku ka përfunduar edhe kursi i parë falas në kodim për 16 të rinj ministret Belinda Balluku dhe Bora Muzhaqi kanë vënë dukje se ky profesion ka shumë hapësira punësimi. Në shtator pritet të nisin sërish kurset e reja të kodimit në të gjithë Shqipërinë.

Dibra është qyteti i vetëm që ka arritur që të zhvillojë programin e kodimit falas për 16 të rinj e të reja.

Pas 8 muajsh kurs intensiv, e pranishëm në ceremoni zv kryeministrja Belinda Balluku apeloi që të rinjtë të vënë në jetë dijet që kanë marrë, teksa vuri theksin në rëndësinë që kanë kurset e kodimit për punësimin e të rinjve në mbarë vendin.

Duke qenë një prioritet i qeverisë inovacionin, zv. kryeministrja tha se mundësitë për të rinjtë e certifikuar në kodim ne institucionet shtetërore janë të shumta.

Ndërsa ministrja Bora Muzhaqi thotë se këta të rinjtë e certifikuar në kodim tashmë janë gati jo vetëm për tregun e brendshëm të punës, por dhe atë ndërkombëtar.

Ndërkohë në shtator pritet të nisin sërish kurset e reja të kodimit në të gjithë Shqipërinë.

EMISIONET