KEIT në “Erasmus Italia”/ Doktor Faria: Punoni fort që ëndrra të mos mbetet vetëm në sirtar

Është mbajtur në Romë takimi i përvitshëm kulturor i të rinjve të “Erasmus”, organizuar nga “Erasmus Italia”. 

Një event që ka në qendër shkëmbimin e kulturave mes të rinjve nga e gjithë bota e që është dekoruar edhe nga presidenti Italian Sergio Matarella.

Përgjatë tri ditëve të aktivitetit, të rinjtë kanë vizituar zonat muzeale dhe kulturore të qytetit e gjithashtu janë bërë pjesë e paradës me flamujt e secilit shtet, që u zhvillua në rrugët kryesore të Romës, nga Piazza dell'Esquilino drejt Colosseut.

Për të parën herë, një kompani shqiptare është bërë bashkëpunëtore dhe mbështetëse e aktivitetit.

Është fjala për KEIT, që si pjesë të nismave të saj sociale i ka shtrirë kufijtë edhe jashtë vendit.

I pranishëm në të gjitha ngjarjet që shoqëruan këtë organizim, themeluesi i KEIT, Doktor Skerdilajd Faria duke kujtuar historinë e tij dhe të shqiptarëve në komunizëm, theksoi se sa e rëndësishme është mundësia që u jepet të rinjve për të qenë pjesë e nismave të tilla.

Themeluesi i KEIT, Doktor Skerdilajd Faria: E gjithë bota po kalon një periudhë të pazakontë në aspektin gjeopolitik që nuk do të jetë e thjeshtë, për në që ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, dhe akoma më e vështirë për ju që do të duhet të rregulloni gabimet tona, ato që ka bërë brezi ynë.

Mund t'ju jap një këshillë nëse mundem. Ëndërroni, ëndërroni gjithmonë! Por mos ndaloni vetëm tek ëndrra, sepse do të thotë që jeni duke fjetur.

Ëndrren duhet ta përkëdhelni, duhet të ngriheni në këmbë dhe të punoni fort që ëndrra të mos mbetet vetëm në sirtar. Falë kësaj ëndrre, ju mund të krijoni të ardhmen tuaj, të fëmijëve tanë, të Italisë, Evropës dhe të gjithë botës.

Për të nxitur krijimin artistik nëpërmjet fotove, është hapur një konkurs mes pjesëmarrësve, ku KEIT do të shperblejë me dhurata teknologjike si: Macbook, iPad dhe iPhone 15.

Lider në turizimin mjekësor, KEIT është sot një emër i njohur i Kirurgjisë Estetike jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën, ndërsa kryen ndërhyrje të specializuara për pacientë që vijnë në Tiranë nga të gjitha vendet e BE-së.

EMISIONET