Kirurgjia e rritjes së gjatësisë së trupit, ekspertiza turke në “Spitalin Amerikan 2”

Rritja e gjatësisë së trupit tashmë është e mundur edhe në Shqipëri, falë ekspertizës së Profesor Dr. Meriç Ugurlar në “Spitalin Amerikan 2”.

Kirurgu Ortoped-Traumatolog turk është një ndër specialistët më të shquar në fushën e kirurgjisë ortopedike, veçanërisht në zgjatjen e këmbëve

Kjo ndërhyrje e avancuar dhe komplekse mund të jetë e dobishme jo vetëm në rastet e traumave që kanë shkaktuar shkurtim të femurit ose tibisë, por gjithashtu për ata që kërkojnë zgjatje estetike të këmbëve.

Me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e kirurgjisë ortopedike dhe traumatologjisë, Prof. Dr. Meriç Ugurlar ofron metoda të avancuara dhe teknologji të fundit.

“Spitali Amerikan 2” vazhdon të ofrojë shërbime të nivelit të lartë gjithëpërfshirës, duke i siguruar pacientëve mundësinë për trajtim nga profesionistë të shquar ndërkombëtarë, si Prof. Dr. Meriç Ugurlar, për një jetë më të shëndetshme.

EMISIONET