“AJRI DHE UJI” JO SI I BE! Problematikat e mjedisit sfidat kryesore të Shqipërisë për anëtarësim

Cështjet që lidhen me mjedisin është pranuar që janë sfidat më të mëdha të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE.  Ministri I Mjedisit, në një konferencë me gazetarët, pranoi problematikat me ndotjen e ajrit dhe  ujit.

Ajri I ndotur mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë në rrugën e antarësimit në Bashkimit Europian, pranoi ministri I Mjedisit Sofjan Jaupaj, duke zbuluar se Tirana është mes qyteteve më problematike.

Problematikë më vete mbetet edhe cilësia e ujërave, për shkak të trajtimit të ujërave të ndotur.

Pogradeci dhe plazhi i Durrësit  janë në krye të listës.

Lidhur me menaxhimin e mbetjeve, ministri theksoi asistencën europiane, për adresimin e kësaj problematike me standarde të larta. Duke u rikthyer tek zjarret në landfille, paralajmëroi një plan masash nga ministria.

Një masë për rritjen e cilësisë së ajrit dhe përmirësimin e standardeve mjedisore, ministri konsideroi rikthimin e fidanishtes shtetërore dhe plani kombëtar për ndryshimet klimatike.

E përballë të gjitha këtyre problematikave që e bëjnë kapitullin 27 negociues me BE, më të vështirin dhe të fundit që pritet të mbyllet, ministri i mjedisit Sofjan Jaupaj theksoi mbyllje brenda afateve të dhëna. Sipas ministrit, deri më tani është përafruar 1/3 e të gjitha akteve ligjore që duhet të miratohen, teksa theksoi se synohet dorëzimi i të gjitha akteve brenda muajit nëntor.

EMISIONET