Islami: Investimi në biznes, mundësia për të siguruar një shtëpi
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 19:15
Ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai ka sygjeruar që një mundësi e mirë për ata që duan të investojnë është të fillojnë një biznes, pasi sipas saj, biznesi mund të sigurojë mjetet e nevojshme për të blerë një shtëpi.
Megjithatë, Islami ka theksuar se shumë qytetarë kanë vështirësi të mëdha për të përballuar shpenzimet e përditshme dhe mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet e muajit.

