Hoxha: Vetëm operatorët e licensuar do të shfrytëzojnë vijën bregdetare! Menaxhimi i zjarreve, mbetet problematikë
Zëvendëskryeministrja Balinda Balluku dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kanë thirrur në një takim informues prefektët e qarqeve për situatën në terren në prag të nisjes së stinës së vështirë të dimrit, dhe rikthimit të reshjeve në vend.
Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha u shpreh siguria në vijën bregdetare mbetet problematikë,
Hoxha u shpreh se vetëm operatorët e licensuar do të shfrytëzojnë vijën bregdetare.
“Një nga problematikat ka qenë siguria në vijnë bregdetare. Kjo histori duhet të marrë fund dhe të merren masat nga bashkitë për pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar.
Kjo situatë duhet të zgjidhet për sezonin e ri. Së dyti ka pasur edhe këtë vit operatorë abuzivë apo stacione që ushtrojnë veprimtarinë e tyre megjithëse nuk përmbushin standardet.
Për sezonin e ri, do të kemi kushte të reja për licensimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe. Vetëm operatorët e licensuar, hotelet do të kenë të drejtën të shfrytëzojnë si biznese po ashtu edhe hapësirën bregdetare.
Do të ketë dhe më shumë hapësira të lira për qytetarët. Së treti, një problem që kërkon zgjidhje është kërkimi i kushteve të favorshme për aksesin në pikat turistike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve me standarde apo vendosja e sinjalistikës së duhur dhe krijimi i infrastrukturës që këto pika të jenë të shfrytëzueshme edhe nga biznesi.
Problematikë tjetër menaxhimi i rasteve të emergjencave sidomos zjarreve.”, tha mes të tjerash ministri.