Hapet thesi para zgjedhjeve/ Qeveria jep 5.7 mld lekë pensionistëve për bonusin dhe indeksimin

Rreth 5.7 miliardë lekë do tu jape qevera pensionisteve kete vit elektoral. Sipas ministrisë së finacave shpenzimet për sigurimet shëndetësore parashikohen të jenë 54.5 miliardë lekë, ndërsa për kompensimin e ish-pronarëve pritet edhe dhene fondi prej 4.5 miliardë lekë.

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e vendore të 14 majit, qeveria ka parashikuar të shpenzojë,  rreth 2.2 miliardë lekë, për indeksimin e pensioneve dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Kjo përllogaritje bazohet ne shpenzimet për skemën e sigurimeve shoqërore, e cila do te jetë 161.6 miliardë lekë ose 7.4% e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2023.

Gjithashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Finacave, shpenzimet për sigurimet shëndetësore parashikohen të jenë 54.5 miliardë lekë, ndërsa për kompensimin e ish-pronarëve eshte caktuar vlera prej 4.5 miliardë lekë.

Në total fondet speciale që përfshijne tre zerat e shpenzimeve, janë planifikuar në vlerën prej 226.3 miliardë lekë.

2023shi,  është ndër të rrallët ku pensionistët mund të mësojnë që në fillim të vitit nëse do u indeksohen pensionet apo do të marrin apo jo shpërblim në fund të vitit. Ndërkohë nga ana tjetër shpenzimet për fonde speciale për vitin 2023 krahasuar me të pritshmin e vitit 2022 rezultojnë 0.2% më të larta. Kjo rritje vjen edhe për shkak të përfshirjes dhe të bonusit të fundvitit.

EMISIONET