Guxholli: Kur ndezim dritat e lavatriçen të mos merret qeveria por edukatoret

Suzana Guxholli, eksperte Ekonomie gjatë një interviste në “Jeto me Orën” në RTV ORA foli rreth situatës së vështirë ekonomike në të cilën gjendet vendi.

Guxholli u shpreh se qeveria duhet që ti dilte ballë kësaj situate.

Sakaq ajo  tha se “ne kur ndezim diritat dhe lavatriçen të mos merret qeveria do të ishte më mirë të merren edukatoret.”

Suzana Guxholli: Jemi në një situatë krize. Në krizë është e gjithë bota. Fati jonë i keq që ne kemi një ekonomi të rraskapitur. Lëmë dritaren hapur, çezmat hapur dhe dritat është një lloj kulture e jona. Ne kur ndezim dritat dhe lavatriçen të mos merret qeveria do të ishte më mirë të merren edukatoret. Qeveria të merret dhe të thotë se çfarë na pret se si mund të përballohet kjo situatë.

“Mirë që po rriten pagat e disa grupeve të popullsisë. Për fat të keq pagat u ngrinë për 6  a 7 vjet. Por dhe ngritja e tanishme është e pamjaftueshme.   Qeveria ti kishte dalë ballë kësaj situate. Më e mira do të ishte të jepej ndiha siç kanë dhënë gjithë vendet. Është e pamjaftueshme vlera e lekut e vënë në dispozicion.”

EMISIONET