Gjokutaj: Pr/buxheti 2022 me ngjyra elektorale, nuk i adresohet ekonomisë por halleve të buxhetit

Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u diskutua për pr/buxhetin e vitit 2022. Ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe shpërndarja qe ka bërë  qeveria për vitin e ardhshëm. 

Eduart Gjokutaj ekspert ekonomie, këshilltar fiskal ATLAX, e cilësoi një buxhet me ngjyra elektorale.

"Paketa fiskale e 2022 nuk i adresohet direkt ekonomisë por i adresohet së pari halleve të buxhetit përsa i përket disa llogarive buxhetore për të ardhurat dhe nga ana tjetër ka tentuar dhe të prek segmente të caktuara të ekonomisë.

Paketa fiskale duke mos qenë e konsultuar dhe duke mos reflektuar ose mosadresuar të paktën publikut të njihen se sa probleme të dhomave të tregtisë dhe industisë të shoqatave të ndryshme të biznesit të sindikatave të cilat nuk përmenden fare në këtë lloj pakete por dhe të ekpertëve  që të ishin dhënë dhe analizat përkatëse dhe jo thjesht disa llogari aritmatikore buxhetore të cilat vlejnë vetëm për të justifikuar masat e ndërrmara, por jo për të argumentuar mbështetjen reale në ekonomi.

Më së shumti buxheti ka marrë ngjyrën elektorale si të themi është një buxhet që fillon këtë vit dhe do të mbyllet në fund të vitit të katërt për të adresuar ato qasje që dhe janë premtuar në programin politik."

EMISIONET